Policia e Kosovës ka finalizuar planin e masave për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, duke organizuar dy takime koordinuese me drejtuesit policorë, përfaqësues të organeve të drejtësisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe institucione ndërkombëtare.
Në fokus ishte urdhri operativ, i cili përcakton detyrat, angazhimet dhe koordinimin ndërinstitucional për të garantuar një proces zgjedhor të sigurt dhe të paanshëm.
Policia bëri thirrje që qytetarët të raportojnë çdo shkelje ose veprim të dyshuar gjatë zgjedhjeve dhe riafirmoi përkushtimin për mbrojtjen e së drejtës së votës në mënyrë transparente dhe profesionale.









