Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagave të gjyqtarëve.
Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha theksoi se rritja e pagave është një çështje që i takon ekzekutivit, por ai e cilësoi këtë vendim si një prishje të “piramidës” së pagave, dhe se mund të kërkohet ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese.
“Rritja e pagave është kompetencë e pushtetit ekzekutiv, por kur piramida e pagave është e prishur, Gjykata Kushtetuese ka të drejtë të ndërhyjë. Nëse ekzekutivi nuk ndjek parimet e Kushtetutës dhe të ligjit, siç është rasti i vendimit për pagat e gjyqtarëve, atëherë është e drejta e gjykatës të ndërhyjë. Gjyqtarët, për shkak të vendimit të ekzekutivit, mund të ndihen të poshtëruar dhe të shkelur.
Një ekzekutiv që vendos pagat në mënyrë të padrejtë, duke favorizuar individë me rroga të majme si Altin Troplini, dëmton gjithashtu besimin e publikut në drejtësinë dhe në sistemin gjyqësor. Ky është një veprim që shkel ligjin dhe parimet themelore të drejtësisë.”









