I ftuar në emision 5 Pyetjet nga Babaramo, juristi Kreshnik Spahiu, nga Gjermania foli për koalicionet e partive të vogla me subjektet politike të mëdha dhe rolin e kodit zgjedhor.
“Që të kemi bashkim parazgjedhor që me matemetië të përfitojmë, unë jam nga ata që e besoj. Nese partitë e reja bashkohen me partitë e vjetra në zgjedhje marrin një rezultat më të dobët se ai i 11 majit. Vlera e tyre duhet të qëndrojë dhe është shumë gabim nëse themi nuk u bashkuat me PD para zgjedhjeve. Gabimi i tyre ëshhtë vetëm një, për diskutimin e votave si në Durrës, Berat. Pra po të ishin bashkuar ata do të prodhonin deputet, ndërsa bashkimi me PD dihet se të jep një deputet dhe të asimilon”, u shpreh Spahiu.









