Selimi ishte i ashpër ndaj ZPS-së, duke deklaruar se kjo Prokurori ka krijuar përshtypjen se pavarësinë e Kosovës e trajtoi si qëllim kriminal.
“Prokuroria edhe pse në fillim të paraqitjes së saj, deklaroi se nuk kërkon dënimin e Shtabit të Përgjithshëm, gjatë gjithë Kosovës, shënjestër ishte pikërisht Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe në veçanti qëllimi i saj, pavarësia e Kosovës. Lufta jonë ishte e drejtë, UÇK kishte qëllim lirinë. Po krijohej një përshtypje sikur vet pavarësia po trajtohej si qëllim i përbashkët kriminal”, u shpre Selimi. /Klankosova.tv









