Molotovë drejt Parlamentit, policia përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës. Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi para Parlamentit se Rama me Ballukun nuk do të gjejnë jo azil, por as vrimën e miut ku do të futen përballë qytetarëve.
“Tirana dhe Shqipëria ishte e derdhur si në 20 Shkurt të vitit 1991. Edi Rama është i pashpresë. Ilir Proda dhe Sokol Bizhga, dy kriminelë të klasit më të lartë që do të ndëshkohen me forcën më të madhe të ligjit janë ata që hodhën gaz dhe ujë.
Pse qëndruat sot me protestuesit? Sepse skenarët ndryshojnë. Edhe azil politik që po përpiqen të gjejnë nuk do të gjejnë, vrimë miu nuk do të gjejnë Pse nuk protestoni para MEI? Ministria e Infrastrukturës është në Kryeministri, ajo është zv/ kryeministre dhe ka një zyrë të madhe në Kryeministri. Nëse ka njerëz të lidhur si mishi me kockën është Rama me Lubinë” tha ai.









