Kryeministri i Anglisë, Keir Starmer, deklaroi sot se vendi duhet të veprojë me qetësi dhe vendosmëri përballë përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, duke theksuar shqetësimin në rritje të opinionit publik.
Duke folur në Parlament, Starmer tha: “E di që i gjithë vendi është i shqetësuar për mundësinë e një përshkallëzimi”, duke shtuar se Britania duhet të reagojë “me qartësi, vendosmëri dhe qetësi”.
Reagimi pas kritikave nga Donald Trump
Deklaratat e tij vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump kritikoi sërish udhëheqjen britanike për mbështetjen e kufizuar të Londrës ndaj sulmeve amerikane kundër Iran.
Starmer theksoi se Mbretëria e Bashkuar po bashkëpunon ngushtë me United States në përgatitjen e dislokimit të kapaciteteve ushtarake në rajon.
“Prej disa javësh po përgatitemi për të vendosur kapacitetet tona në zonë. Në këtë proces, po punojmë ngushtë me Shtetet e Bashkuara”, u shpreh ai.
Sipas tij, ky bashkëpunim përfshin sisteme të mbrojtjes ajrore, sisteme kundër dronëve, si dhe avionë luftarakë F-35.
“Marrëdhënia e veçantë” në veprim
Kryeministri britanik nënvizoi se bashkëpunimi ushtarak mes Britanisë dhe SHBA-së në Lindjen e Mesme është dëshmi konkrete e “marrëdhënies së veçantë” mes dy vendeve, dhe jo deklaratat e fundit kritike të Trump.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse zhvillimet e fundit e kanë forcuar apo dobësuar raportin me Uashingtonin, Starmer tha:
“Avionë amerikanë operojnë nga baza britanike kjo është marrëdhënia e veçantë në veprim. Avionë britanikë rrëzojnë dronë dhe raketa për të mbrojtur jetën e amerikanëve në Lindjen e Mesme, në bazat tona të përbashkëta kjo është marrëdhënia e veçantë në veprim. Ne ndajmë informacione të inteligjencës çdo ditë për të mbajtur njerëzit tanë të sigurt. Kjo është marrëdhënia e veçantë në veprim.”
“Kapja pas çdo deklarate të fundit të presidentit Trump nuk përfaqëson marrëdhënien e veçantë”, përfundoi ai.









