Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar masa disiplinore për deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, pas incidentit që ndodhi gjatë seancës plenare të 5 marsit 2026.
PS akuzon deputetët demokratë për bllokimin e foltores dhe përdorimin e gjuhës joparlamentare, duke ndërhyrë disa herë gjatë fjalës së kryetarit të grupit parlamentar të PS, duke krijuar kaos dhe duke penguar zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit.
Në kërkesën e saj, PS kërkon përjashtimin e Gazment Bardhit nga komisionet dhe seancat plenare për 10 ditë për shkak të pengimit të zhvillimit të seancës dhe përdorimit të gjuhës fyese, ndërsa kërkohet përjashtimi i Klevis Balliut për 30 ditë për sjellje agresive dhe dëmtimin e pajisjeve të Kuvendit, përfshirë mikrofonin dhe sistemin e votimit.
Kërkesa është mbështetur nga pamjet filmike të seancës.









