I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, analisti, Gentian Gaba komentoi hetimet e SPAK dhe situatën politike, duke lidhur përgjegjësitë me kryeministrin Edi Rama.
“Edi Rama, brenda zyrës së tij ka hyrë SPAK-u. Ju mendoni që një person i ikin të gjithë bashkëpunëtorët? Ose ai është bashkëpunëtor me këta që janë pas hekurave, ose nuk e di. Ne jemi një vend shumë i vogël, çdo pikë informacioni është e kontrolluar. Ne pamë edhe informacionet që dolën nga SPAK për Ballukun, mesazhet. Një ministre që ka marrëdhënie të mirë me Elisa Spiropalin, z. Veliaj, z. Ahmetaj, Balluku ose të tjerë, këta janë personat që i kanë bërë gropën buxhetit të shtetit”, u shpreh Gaba.









