Ish-deputeti Ervin Salianji ka ndarë pamje nga takimi i fundit me demokratët dhe simpatizantët në qytetin e Vlorës.
Salianji kritikoi qeverinë aktuale, duke deklaruar se korrupsioni e ka kalbëzuar dhe rrënuar moralisht, si dhe e ka delegjitimuar atë.
Ai shtoi se është përgjegjësi e demokratëve të ndërmarrin çdo hap të mundshëm për të larguar Edi Ramën nga pushteti.
Postimi i Salianji:
Me demokratët e Vlorës!
Korrupsioni e ka kalbëzuar qeverinë, e ka rrënuar moralisht dhe delegjitimuar, na takon ne demokratëve të bëjmë gjithçka për të larguar Edi Ramën!









