-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OVL-UÇK kritikon Gjykatën Speciale: Deklaratat për respektimin e të drejtave janë vetëm formalitete

Kryesoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj njoftimit të Gjykatës Speciale, e cila theksoi se të drejtat e të akuzuarve respektohen në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

OVL-UÇK ka kritikuar këtë deklaratë, duke thënë se realiteti i procesit gjyqësor nuk përputhet me pretendimet për respektim të plotë të të drejtave.

Sipas OVL-së, qytetarët e Kosovës kanë parë gjatë viteve të fundit trajtimin e të akuzuarve dhe mbajtjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në paraburgim për një periudhë të gjatë, duke e konsideruar të vështirë të arsyetohet, veçanërisht kur gjykata vetë thotë se procesi është në fazën përmbyllëse.

“Populli i Kosovës e ka kuptuar shumë qartë gjatë këtyre viteve se sa herë janë shkelur të drejtat themelore të njeriut dhe sa është respektuar realisht Kushtetuta e vendit tonë”, thuhet në reagimin e organizatës.

Përfundimisht, OVL-UÇK kërkon një përgjigje të qartë për pyetjen: Si mund të arsyetohet mbajtja në paraburgim të krerëve të UÇK-së kur gjykimi është në fazën përmbyllëse, duke kërkuar drejtësi të vërtetë dhe standarde të barabarta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit