Autoritetet meteorologjike në Zvicër kanë shpallur paralajmërim për reshje intensive bore gjatë fundjavës, me nivel rreziku 4 nga 5 në kantonin Ticino, ku pritet që trashësia e borës të arrijë deri në 90 centimetra.
Sipas MeteoSwiss, disa kantone të tjera do të përballen me kushte të vështira atmosferike, duke përfshirë Schwyz, Lucerne, Graubünden, Valais dhe Bern, të cilat janë në nivelin e rrezikut 3 nga 5.
Meteorologët paralajmërojnë mundësinë e deri në 80 centimetra borë të re deri të dielën. Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, pasi pesha e borës mund të shkaktojë thyerje degësh dhe pengesa në rrugë.









