-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës së PD në Vlorë

Kryesoret

Në përfundim të procesit të zgjedhjeve për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë, Nadire Meçorapaj është shpallur fituese.

Ajo mori gjithsej 496 vota, duke lënë pas konkurenten e saj Darling Banushaj, e cila siguroi 106 vota. Sipas numërimit përfundimtar, janë regjistruar gjithsej 13 vota të pavlefshme.

Pas shpalljes së rezultatit, Nadire Meçorapaj falënderoi anëtarët e PD-së në Vlorë për mbështetjen e dhënë dhe theksoi angazhimin e saj për të drejtuar degën me përgjegjësi dhe përkushtim.

Ajo shprehu dëshirën e saj për të çuar përpara misionin e PD-së, duke u fokusuar në forcimin e partisë dhe rikthimin e saj në pushtet në nivel lokal.

Meçorapaj u shpreh se është e gatshme për të marrë përsipër sfidat e ardhshme dhe se është e bindur që Partia Demokratike ka mundësinë të rikthejë besimin e qytetarëve të Vlorës, përmes një qeverisjeje të drejtë dhe të ndershme.

Ky rezultat vjen pas një procesi zgjedhor që u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe demokratike, ku të gjithë anëtarët e partisë morën pjesë në votim për të zgjedhur udhëheqësin e ri të degës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit