Një vatër zjarri shpërtheu pasditen e kësaj të marte në kodrën e fshatit Somotinë, në njësinë administrative Proptisht të Pogradecit, dhe u përhap me shpejtësi për shkak të erës.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me dushk dhe shkurre, duke rrezikuar më shumë territor.
Ekipet e shpëtimit, përfshirë zjarrfikësit, shërbimin pyjor dhe forcat e njësisë administrative, kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po luftojnë për të ndaluar përhapjen e zjarrit.
Megjithatë, era e fortë po e bën më të vështirë ndërhyrjen, por forcat në terren po punojnë për ta izoluar vatrën dhe parandaluar rrezikun për banesat dhe pyjet.









