Lëvizja “Shqipëria Bëhet” me drejtues Adriatik Lapajn i ka dhënë fund këtë të martë protestës para Kryeministrisë, e cila zgjati për më shumë se tre muaj.
Në shenjë simbolike aktivistët e “Shqipëria Bëhet” kanë përmbysur karrigen te shkallët e godinës së shefit të ekzekutivit. “Sheshi u lirua”, Adriatik Lapaj mbyll pas tre muajsh protestën
Gjatë protestës së “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, të nisur që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar, nuk kanë munguar momentet e tensionit apo përplasjet me policinë.









