-sidi education-spot_img
28.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas humbjes në play-off, FIFA ‘dënon’ Shqipërinë! Rekord i ri për Kosovën

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka mbyllur me dy humbje periudhën e ndeshjeve të marsit, ku fillimisht u mposht nga Polonia në ndeshjen play-off për Botërorin e më pas edhe nga Ukraina në miqësoren e luajtur në Valencia.

Një humbje e dyfishtë e cila në mënyrë të pashmangshme shoqërohet edhe më rrëzimin e saj të menjëhershëm në renditjen e FIFA-s. Pas rezultateve të fundit, Shqipëria ka rënë më dy pozicione në klasifikimin që do të publikohet në ditët e ardhshme nga FIFA, duke zbritur nga vendi i 63-të, në vendin e 65-të në këtë renditje. Dy emrat që kanë kaluar Shqipërinë në renditje janë Jordania si dhe Bosnjë Hercegovina, me këtë të fundit që bëri një hov me 7 pozicione falë kualifikimit në Botëror.

Ndërkohë, Kosova ka vazhduar ngjitjen e saj, edhe pse nuk ia doli të kualifikohej në Botëror. Fitorja ndaj Sllovakisë i mjaftoi “Dardanëve” që të shënonin një rekord të ri në renditjen e FIFA-s, pasi tashmë e shohin veten në vendin e 78-të në këtë klasifikim, duke kaluar Omanin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit