-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndryshime në çmimet e naftës, pritet ndikimi edhe në Kosovë

Kryesoret

Zhvillimet e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, së bashku me rikthimin e qarkullimit në Ngushticën e Hormuzit, kanë sjellë një lehtësim të përkohshëm në tregjet globale të naftës.

Kështu është shprehur kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, i cili thekson se rënia e shqetësimeve për ndërprerje të furnizimit ka reflektuar menjëherë në stabilizimin e çmimeve.

Sipas tij, treguesit kryesorë ndërkombëtarë kanë shfaqur luhatje më të qëndrueshme gjatë orëve të fundit.

Megjithatë, ai paralajmëron se kjo situatë mbetet e brishtë dhe se çdo ulje e mëtejshme e çmimeve varet nga vazhdimësia e qetësisë në rajon.

Berjani shton se një stabilitet i qëndrueshëm në tregun e naftës, me ndikim edhe në Kosovë, do të kërkonte një marrëveshje afatgjatë mes palëve të përfshira.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit