Policia e Tiranës ka arrestuar 51 vjeçarin Abaz Tafa pasi ky i fundit falsifikonte diplomat e shkollës së Mesme, ato Universitare dhe licensa profesionale.
Sipas burimeve policia ka zbuluar edhe laboratorin e falsifikimit të diplomave.
Ndër të tjera policia ka sekuestruar qindra dokumente të falsifikuara.
Materialet proceduarale i referohen prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.









