Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat tha se Shqipëria po ndjek me vëmendje protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut të cilët kërkojnë dhënien e provimit të jurispodencës në gjuhën shqipe.
“Studentët po kërkojnë një të drejtë, kanë studiuar për katër vjet në shqip, si mund të japim provimet në gjuhën maqedonase. Përdorimi i shqipes është e drejtë e garantuar nga Kushtetuta. Kjo e drejtë nuk duhet të vihet në diskutim, as të kufizohet, as të bëhet pengesë në praktike.
“Është thelbësore që kjo çështje të adresohet pëmes dialogut dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. Është shumë e rëndësishme që kjo çështje të mos politizohet, por të trajtohet me maturi në interes të stabilitetit dhe procesit të integrimit të atij vendi”, shtoi ai.









