Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një takimi me fermerët e Lushnjës se bashkëpunimi i fermerëve me qeverinë është i domosdoshëm për përmirësimin e tregtisë dhe rritjen e prodhimit bujqësor.
Ai kritikoi ashpër ata që, sipas tij, nxisin sherr dhe debate të kota, duke theksuar se fokusi i qeverisë është të mbështesë ata fermerë që duan të përparojnë.
“Është e neveritshme se si, për hir të një lufte të verbër, as politike, por tribale, angazhohet një lugë e tërë tenxheresh për ta nxjerrë nga konteksti atë që themi. Ndërkohë që është e qartë për ata që janë fermerë, se ajo që kemi bërë ne është shumë më shumë se ‘jepni naftë’. Jo të gjithë e meritonin naftën dhe e përdornin për punë bujqësie. Skema e ndarjes ishte një skemë që kishte problematikat e veta. Nuk e ka BE këtë skemë. Ne po shkojmë në BE, jemi kritikuar, jemi justifikuar dhe tani kemi ardhur te hapi tjetër: nuk do të japim mbështetje në bazë të sasive, por do të japim mbështetje nga 300 euro në 7-8 mijë euro, nëse ai që shet prodhimin e vet paraqet faturën. Atëherë merr 10% të TVSH-së nga fatura para në dorë. Me ato para, nëse do të blesh naftë, blije. Ata që flasin janë të verbër dhe të ligj. Ajo që u intereson është si të nxisin sherr dhe agresivitet ndaj qeverisë. Nuk u del e keqja dhe kurrë mos iu daltë.









