Federata Italiane e Futbollit mbetet pa president të ri, me zgjedhjet e planifikuara për më 22 qershor. Gabriele Gravina, presidenti i përkohshëm, ka folur për krizën që ka përfshirë futbollin italian pas eliminimit nga Kupa e Botës, duke e pranuar humbjen e rëndë dhe duke kritikuar edhe klimën e përgjithshme në vend.
Ai tha se dorëheqja e tij pas humbjes në Zenicë ishte një “akt dashurie” për futbollin, duke e cilësuar të domosdoshëm.
Gravina vuri theksin te përgjegjësia e tij dhe kritikat ndaj klubeve të Serie A, të cilat, sipas tij, nuk kontribuojnë mjaftueshëm në zhvillimin e talenteve të rinj për kombëtaren.
Ai gjithashtu kritikoi reagimet emocionale të debatit publik dhe mesazhin e politikës ndaj futbollit, duke theksuar se vetëm tifozët e duan vërtet kombëtaren.
/5pyetjet.al









