Donald Trump ka reaguar pas rritjes së tensioneve me Iranin në Ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar veprime ushtarake të menjëhershme.
Ai theksoi se, ndërsa takimet diplomatike kanë pasur disa përparime, problemi kryesor, ai bërthamor, mbetet i pazgjidhur dhe ka kërkuar masa të forta ndaj Iranit.
Statusi Donald Trump:
“Pra, ja ku e keni, takimi shkoi mirë, shumica e pikave u ranë dakord, por e vetmja pikë që kishte vërtet rëndësi, mbi çështjen “bërthamore”, nuk u arrit. Me efekt të menjëhershëm, Marina e Shteteve të Bashkuara, më e mira në botë, do të nisë procesin e BLLLOKIMIT të çdo anijeje që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit.
Në një moment, do të arrijmë në një situatë ku ‘TË GJITHË DO TË LEJOHEN TË HYJNË, TË GJITHË DO TË LEJOHEN TË DALIN’, por Irani nuk ka lejuar që kjo të ndodhë duke thënë thjesht:
‘Mund të ketë ndonjë minë diku’, për të cilën askush nuk di gjë përveç tyre.
KJO ËSHTË SHANTAZH BOTËROR, dhe udhëheqësit e vendeve, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të shantazhohen kurrë.
Gjithashtu kam urdhëruar Marinën tonë të kërkojë dhe të ndalojë çdo anije në ujërat ndërkombëtare që ka paguar tarifë ndaj Iranit. Askush që paguan një tarifë të paligjshme nuk do të ketë kalim të sigurt në det të hapur.
Do të fillojmë gjithashtu shkatërrimin e minave që iranianët kanë vendosur në ngushticë. Çdo iranian që qëllon ndaj nesh, ose ndaj anijeve paqësore, do të SHKATËRROHET!
Irani e di, më mirë se kushdo, si t’i japë FUND kësaj situate që tashmë e ka shkatërruar vendin e tyre. Marina e tyre nuk ekziston më, Forcat Ajrore nuk ekzistojnë më, mbrojtja kundërajrore dhe radarët janë të padobishëm, Khomeini dhe shumica e ‘udhëheqësve’ të tyre janë të vdekur, të gjitha për shkak të ambicies së tyre bërthamore.
Bllokada do të fillojë shumë shpejt. Edhe vende të tjera do të përfshihen në këtë bllokadë. Iranit nuk do t’i lejohet të përfitojë nga ky akt i paligjshëm shantazhi. Ata duan para dhe, më e rëndësishmja, duan armë bërthamore.
Gjithashtu, në momentin e duhur, ne jemi plotësisht ‘GATI PËR VEPRIM’, dhe ushtria jonë do të përfundojë atë pak që ka mbetur nga Irani!”
/5pyetjet.al









