Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se NATO ka ofruar mbështetje për “pastrimin” e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe e transportit detar, pak pas njoftimit të tij për vendosjen e mundshme të një bllokade në këtë ngushticë strategjike.
Në një intervistë për Fox News, Trump shprehu zhgënjimin e tij për aleancën, duke theksuar se SHBA do të dërgojë mjete për pastrimin e minave detare dhe se Britania e Madhe, si anëtar i NATO-s, do të bëjë të njëjtën gjë. Ai shtoi se pastrimi i ngushticës do të ndodhë shpejt dhe se “rruga do të jetë përsëri e lirë për përdorim”.
“NATO dëshiron të ndihmojë tani. Nuk do të marrë shumë kohë për ta pastruar, kështu që do ta pastrojmë ngushticën,” tha Trump. “Kuptoj se Britania dhe disa vende të tjera po dërgojnë mjete pastrimi të minave,” shtoi ai.









