Gjashtë tifozë janë vënë nën hetim pas një incidenti të dhunshëm që ndodhi pas ndeshjes Vllaznia – Teuta.
Ata dyshohet se kanë dëmtuar stola në tribunat E4 dhe E5 dhe i kanë hedhur në fushën e lojës.
Policia ka nisur procedimin penal për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Veprime dhune në aktivitetet sportive” ndaj personave E. N. (23 vjeç), G. S. (21 vjeç), S. K. (20 vjeç), F. M. (20 vjeç), B. G. (21 vjeç) dhe L. L. (21 vjeç), të gjithë banues në Durrës.
Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e masave të mëtejshme ligjore.









