Ish-deputetja e PS-së, Luljeta Bozo, me profesion inxhiniere ndërtimi ka reagur lidhur me ngjarjen e ndodhur me 14 prill në Tiranë, ku zjarri masiv shkrumboi pallatin “Arlis” pranë QSUT në kryeqytet.
“Ndërtimi ka disa rregulla strikte që askush nuk duhet t’i shkeli. Sepse po u shkelën rrezikon jetën e njërëzve. Nuk është normale që fasada të marrë flakë, sepse ai material është vëmë me qellim të mirë për të bërë temroizolimin, por nuk plotëson kushtet që të jetë i padjegshëm. Ka materiale të tilla janë më të kushtueshme, por në fund të fundit këtu nuk llogarisim lekë, por kemi jetë.
Asnjë material që përdoret për ndërtim nuk të vijë pa certifikatën e cilësisë dhe për mua këtu në Shqipëri çalon shumë hallka e kontrollit”, u shpreh Bozdo.









