Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot për drejtuesin e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, duke miratuar kandidaturën e Denar Bibës në krye të këtij institucioni.
Në seancën plenare, kandidatura e Bibës u miratua me 73 vota pro. Ndërkohë, 1 deputet i opozitës abstenoi ndërsa 13 deputetë të tjerë votuan kundër.









