-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sllovakia-BE: Do të ndalojmë sanksionet ndaj Rusisë, po su garantua ‘Druzhba’

Kryesoret

Sllovakia ka paralajmëruar se do të bllokojë paketën e radhës së sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, nëse nuk garantohen furnizimet me naftë përmes naftësjellësit “Druzhba”.

Ministri i Jashtëm sllovak, Juraj Blanár, deklaroi se vendi i tij nuk do të japë miratimin për paketën e 20-të të sanksioneve nëse tubacioni nuk rikthehet në funksion. Naftësjellësi, i dëmtuar nga sulmet ruse në Ukrainë më 27 janar, është jetik për furnizimin me naftë të Sllovakisë dhe Hungarisë.

“Nëse naftësjellësi nuk funksionon kur të vijë momenti i miratimit të paketës së re, ne nuk do ta mbështesim atë,” është shprehur Blanár.

Sllovakia dhe Hungaria, që varen ndjeshëm nga nafta ruse, kanë akuzuar Ukrainën për vonesa në riparimin e tubacionit. Sipas Blanár, kjo është mënyra e vetme për të ushtruar presion ndaj Kievit dhe Komisionit Evropian për rikthimin në punë të “Druzhba”.

Ndërkohë, kryeministri sllovak Robert Fico dhe homologu i tij hungarez Viktor Orbán kanë akuzuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për “shantazh” në lidhje me çështjen e naftësjellësit.

Megjithatë, Blanár sqaroi se Sllovakia nuk do të bllokojë ndihmën financiare të BE-së për Ukrainën, pavarësisht tensioneve për këtë çështje.

Naftësjellësi “Druzhba” (që do të thotë “Miqësi” në rusisht) furnizon që nga epoka sovjetike me naftë vendet e Europës Qendrore, përfshirë Sllovakinë dhe Hungarinë, duke mbetur një nyje kyçe energjetike për rajonin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit