Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vijuar me ndryshimet e reja në struktura, duke larguar drejtorin e Operacionales, Melsi Koçi.
Sipas burimeve, drejtimin e këtij sektori të rëndësishëm do ta marrë Alban Dautaj, aktualisht drejtor i Antiterrorit.
Përveç kësaj, mësohet se Hita ka firmosur edhe disa urdhra për ndryshime të nëndrejtorëve të qarqeve dhe shefave të komisariateve, të cilat pritet të zbardhen në ditët në vijim.
Ky reshufullim është pjesë e një reforme më të gjerë në Policinë e Shtetit.









