-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kanye West po vjen në Tiranë!

Kryesoret

Ardhja e yllit botëror të muzikës rap, Kanye West, në Shqipëri është konfirmuar si eventi më i madh muzikor dhe kulturor në historinë e vendit.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka zbuluar detaje kyçe mbi organizimin, duke përfshirë vendndodhjen, infrastrukturën e planifikuar dhe impaktin ekonomik që pritet të ketë ky koncert.

Ndryshe nga sa u përfol fillimisht, koncerti nuk do të mbahet në Shëngjin, por në një zonë private pranë Kasharit, në afërsi të autostradës.

Zgjedhja e këtij lokacioni strategjik është bërë për të lehtësuar menaxhimin logjistik dhe për të garantuar një qarkullim sa më të mirë të fluksit të madh të pjesëmarrësve.

Për këtë event do të ndërtohet një stadium i posaçëm i përkohshëm, me një kapacitet prej rreth 60,000 spektatorësh, një shifër kjo që e tejkalon me më shumë se dyfish kapacitetin e finales së Europa Conference League të mbajtur në Tiranë.

Ministri Gonxhja theksoi se eventi është një iniciativë e sektorit privat, e cila do të vetëfinancohet tërësisht nga shitja e biletave, pa përdorur fonde nga buxheti i shtetit për kostot direkte të koncertit.

Roli i qeverisë do të jetë mbështetës, duke ofruar garanci për mbarëvajtjen përmes koordinimit të institucioneve si policia, doganat dhe agjencitë e tjera, për të siguruar aksesin, sigurinë dhe mobilitetin e nevojshëm.

Impakti ekonomik i koncertit pritet të jetë kolosal. Sipas llogaritjeve paraprake, eventi parashikohet të gjenerojë mbi 100 milionë euro për ekonominë shqiptare.

Kjo shifër përfshin të ardhurat nga shërbimet, konsumi dhe xhiroja totale që do të sjellë prania e një numri kaq të madh vizitorësh, të cilët, sipas ministrit, i përkasin një kategorie me fuqi më të lartë shpenzuese. Ky injektim financiar do të përkthehet në një përfitim të konsiderueshëm edhe për arkën e shtetit përmes taksave.

Sipas Ministrit Gonxhja, suksesi për të tërhequr një event të këtyre përmasave nuk është i rastësishëm, por vjen si rezultat i përmirësimit të ndjeshëm të imazhit dhe kredibilitetit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Mbajtja e këtij koncerti e vendos Shqipërinë në hartën botërore të evenimenteve elitare, duke e ndërkombëtarizuar edhe më tej emrin e saj./ORA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit