-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

25-vjetori i bashkëpunimit FA dhe Garda e New Jersey, Begaj: Një miqësi që i ka rezistuar kohës

Kryesoret

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e 25-vjetorit të bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, një partneritet që është vlerësuar për kontributin e tij në modernizimin e ushtrisë shqiptare dhe forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Begaj e cilësoi këtë bashkëpunim si një nga historitë më të suksesshme në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve, i cili ka ndikuar drejtpërdrejt në transformimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Përmes trajnimeve, edukimit ushtarak, mbështetjes teknike, stërvitjeve të përbashkëta dhe angazhimeve operacionale, ky partneritet ka ndihmuar që Forcat tona të Armatosura të afrohen gjithnjë e më shumë me standardet më të mira të NATO-s. Sot, ato janë më profesionale, më të ndërveprueshme dhe më të përgatitura për të përmbushur detyrimet kombëtare dhe aleate”, u shpreh ai.

Presidenti theksoi gjithashtu se ky bashkëpunim duhet të zgjerohet më tej në fusha të reja si mbrojtja kibernetike, arsimi ushtarak dhe zhvillimi i infrastrukturës strategjike, duke përfshirë projekte të rëndësishme si Baza Ajrore e Kuçovës dhe porti i Porto Romanos. Sipas tij, këto investime janë pjesë e një vizioni më të gjerë për një Shqipëri më të sigurt dhe më të aftë në kuadër të aleancës së NATO-s.

Në mbyllje, Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me SHBA-në dhe NATO-n, duke nënvizuar se siguria në rajon kërkon bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm mes aleatëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit