-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flamurtari kritikon FSHF: Zgjedhja e arbitrave cenon drejtësinë e ndeshjes ndaj Teutës

Kryesoret

Flamurtari ka shprehur pakënaqësinë e tij për vendimin e fundit të Federatës Shqiptare të Futbollit për caktimin e arbitrave, duke e konsideruar këtë zgjedhje të një arbitri të njëjtat ndeshje kundër Teutës si problematikë për balancën e garës.

Klubi vlonjat kërkon siguri për një drejtësi më të madhe dhe një përzgjedhje më transparente të arbitrave.

Deklaratë Zyrtare

Në prag të ndeshjes së sotme, dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë lidhur me përzgjedhjen e arbitrit Eldorian Hamiti për të gjykuar këtë takim. Pavarësisht shkresave të dërguara në mënyrë zyrtare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ku kemi paraqitur rezervat dhe problematikat tona të mëparshme, konstatojmë se në 4 ndeshjet e fundit ndaj Teutës, në 3 prej tyre është caktuar i njëjti arbitër.

Përvoja jonë me këtë arbitër ka qenë e shoqëruar me vendime të diskutueshme dhe situata që kanë ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë e lojës, duke krijuar dyshime të arsyeshme mbi paanshmërinë dhe standardin e gjykimit. Në këto kushte, ritheksojmë kërkesën tonë për një vlerësim më të kujdesshëm dhe profesional në përzgjedhjen e arbitrave, në mënyrë që të garantohet një garë e drejtë dhe transparente për të gjitha palët.

Ky reagim nuk ka për qëllim të cenojë askënd personalisht, por të mbrojë integritetin e garës dhe interesin e klunit tonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit