Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur optimizëm për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Iranin para udhëtimit të tij në Kinë javën e ardhshme.
Megjithatë, ai paralajmëroi për pasoja të mundshme në rast të dështimit të bisedimeve, duke theksuar rëndësinë e kontrollit të programit bërthamor iranian.
“Ekziston mundësia që të arrijmë një marrëveshje me Iranin para se unë të shkoj në Kinë. Nëse biem dakord, gjithçka mbaron dhe nuk ka më probleme. Por nëse nuk arrihet një dakordësi, situata mund të përshkallëzohet seriozisht. Në këtë marrëveshje, Irani duhet të dorëzojë uraniumin e pasuruar dhe të mos përdorë objektet nëntokësore bërthamore. Nuk ka nevojë të dërgojmë përfaqësues specialë në Lindjen e Mesme; bisedimet mund të zhvillohen këtu në SHBA dhe marrëveshja përfundimtare do të nënshkruhet diku. Unë kam pasur optimizëm edhe më parë, por tani jemi seriozë për rezultatet,” deklaroi Trump.









