Nis protesta e opozitës. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli nga selia për t’u nisur drejt protestës, e cila zhvillohet përpara Kryeministrisë.
Për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës janë angazhuar rreth 1500 punonjës policie. Tubimi është njoftuar të zgjasë nga ora 19:00 deri në 22:00 dhe sipas organizatorëve nuk do të ketë fjalime, por do të zhvillohet në formën e një marshimi.
Policia e Tiranës ka bërë të ditur edhe masat e qarkullimit rrugor. Nga ora 23:45 e së enjtes deri në përfundim të protestës më 8 maj, është ndaluar qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.









