-sidi education-spot_img
26.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Programi i BE për bashkitë në Shqipëri/ Demo: Do të marrin 11 milionë euro deri 2029!

Kryesoret

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, këtë të premte gjatë fjalës së tij në Durrës tha se programi i BE-së në mbështetje për bashkitë shqiptare do të fokusohet përmes tre komponentëve kryesorë, granteve për investime lokale, asistencës teknike dhe dixhitalizimit të të dhënave.

Fjala e Demos

Ndërsa Shqipëria vijon rrugën drejt integrimit dhe forcon përpjekjet për konsolidimin e demokracisë vendore, përmirësimin e shërbimeve publike dhe fuqizimin e bashkive si motor të zhvillimit lokal. EU4Municipalities II pasqyron një partneritet të fortë mes qeverisë, BE dhe qeverisë gjermane dhe aktorëve të tjerë që luajnë rol të rëndësishëm në territor.

Me një buxhet total prej 11 milionë eurosh, projekti do të zbatohet nga ky vit deri në 2029. Do të mbështesë bashkitë, të cilat do të marrin ose përfitojnë nga 3 komponentë, i pari përmes skemës së granteve, të dedikuara për investime konkrete në infrastrukturës lokale.

Do tu mundësojë bashkive tu përgjigjen nevojave reale të komunitetit. Së dyti, përmes asistencës teknike, bashkitë do të forcojnë kapacitetin e tyre në planifikimin strategjik, përgatitjen e projekteve sipas standarteve të BE. Së treti përmes komponenti të dixhitalizimit të të dhënave, projekti do të monetizojë mënryën se si bashkitë funksionojnë dhe ofrojnë shërbim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit