-sidi education-spot_img
19 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burgjet e Fierit, Vlorës e Peqinit nën kontrolle të befasishme, çfarë u sekuestrua

Kryesoret

Në kuadër të forcimit të sigurisë dhe disiplinës në institucionet penitenciare, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, dhe Drejtori i Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta, kryen inspektime të papritura këtë të shtunë në IEVP-të e Fierit, Vlorës dhe Peqinit.

Kontrollet u zhvilluan nga forcat operacionale të Drejtorisë së Policisë së Burgjeve dhe kishin fokus evidentimin dhe bllokimin e sendeve të ndaluara brenda qendrave.

Gjatë inspektimeve u sekuestruan aksesorë të pajisjeve të komunikimit, mjete prerëse të improvizuara dhe sende të tjera të palejuara.

“Kontrollet janë kryer për të garantuar sigurinë dhe disiplinën brenda institucioneve. Për çdo rast të konstatuar, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm do të ndërmarrë veprimet procedurale të nevojshme,” tha drejtuesit e inspektimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit