-sidi education-spot_img
16 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irani mbetet i vendosur, pjesëmarrja në Botëror varet nga pranimi i kushteve të veçanta

Kryesoret

Pjesëmarrja e kombëtares iraniane në Botërorin e futbollit këtë verë mbetet në pikëpyetje, pasi Federata Iraniane e Futbollit ka vendosur kushte të qarta që duhet të pranohen nga vendet nikoqire, SHBA, Kanadaja dhe Meksika.

Sipas komunikatës zyrtare, Irani nuk do të ndryshojë qëndrim mbi idealet dhe kulturën e tij, duke kërkuar respektimin e protokolleve të sigurisë dhe rregullave që konsideron të domosdoshme.

Midis kërkesave kryesore janë sigurimi i vizave për të gjithë futbollistët dhe stafin teknik, përfshirë ata me lidhje të mëparshme me Gardën Revolucionare, respektimi i flamurit dhe himnit iranian gjatë ndeshjeve, si dhe kufizimi i pyetjeve të gazetarëve vetëm në aspektin teknik.

Ky vendim pasoi një incident diplomatik me Kanadanë, e cila nuk lejoi hyrjen e presidentit të Federatës Iraniane të FIFA, Mehdi Taj, për shkak të lidhjeve të tij me Gardën Revolucionare. Reagimi i SHBA dhe Meksikës pritet të jetë vendimtar, ndërsa të gjitha kushtet e Iranit do të diskutohen në takimin e planifikuar me FIFA-n më 20 maj në Zyrih.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit