-sidi education-spot_img
18.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Kam pushuar së foluri për Marta Kos

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vendosur të ndalojë komunikimin me disa zyrtarë të huaj, përfshirë Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos.

Ky veprim vjen pas tensioneve të fundit lidhur me mbështetjen financiare të BE-së për Serbinë dhe shqetësimet për gjyqësorin.

“E shihni që kam pushuar së foluri për Marta Kos. Nuk do të them asnjë fjalë për të”, tha Vuçiç.

Pyetjes se ai duhet të flasë ende me të, duke qenë se është Presidenti i Serbisë dhe Kos është Komisionerja BE-së përgjegjës për zgjerimin, Vuçiç iu përgjigj:

“Dua… ‘Ku je, si je, çfarë po bën… Çfarë të thonë ata nga Lubjana që të duan kaq shumë?’ Për çfarë tjetër duhet të flas? Për çfarë po bëjnë miqtë e mi? Për çfarë duhet të flas me ata që gënjejnë për Serbinë? Për çfarë duhet të flas? Ka shumë arsye personale dhe gjithçka tjetër. Sidoqoftë, është e rëndësishme për mua që Serbia të jetë në rrugën evropiane”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit