Rreth 50 fermerë u ngritën në protestë të hënën në rajonin e Lionit, duke bllokuar rrugët me rreth 20 traktorë dhe duke marshuar drejt qytetit, për të shprehur pakënaqësinë ndaj rritjes së çmimeve të karburantit.
Sindikata Coordination Rurale tha se ndihmat e qeverisë, përfshirë rritjen e përkohshme të rimbursimit të naftës bujqësore dhe shtyrjen e pagesave të taksave, nuk janë të mjaftueshme për të përballuar kostot e larta të prodhimit.
Fermerët kërkojnë masa më të forta për të mbrojtur ekonominë e tyre dhe për të garantuar aktivitetin bujqësor në kushtet e krizës energjetike dhe tensioneve në Lindjen e Mesme.









