Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se partia ka miratuar kandidatin për kryeministër, Ardian Gjini, dhe listën e kandidatëve për deputetë, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së këtë të hënë.
Haradinaj shtoi se partia është e përgatitur për zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe po mobilizon degët e saj në të gjithë vendin.
“Sot kemi mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, në të cilën morëm vendime të rëndësishme për rrugëtimin e mëtutjeshëm politik të Aleancës. Këshilli aprovoi me shumicë votash Ardian Gjinin si bartës të listës dhe mandatar për qeverinë që do të dalë pas zgjedhjeve, si dhe listën e kandidatëve për deputetë. Diskutuam gjithashtu për mobilizimin e degëve në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. AAK është e gatshme për garën zgjedhore dhe mbetet e përkushtuar të ofrojë qytetarëve alternativën më të qëndrueshme për qeverisjen e vendit.”









