Një aksident me vdekje është regjistruar sot rreth orës 11:10 në aksin Panaja-Novosel, në vendin e quajtur “Shamogjin”.
Makina e drejtuar nga një 34-vjeçar ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin anësor të një banese.
Për pasojë të plagëve të marra, drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë në spital, ku më pas ka ndërruar jetë. Viktima është Albano Hoxha.









