-sidi education-spot_img
26 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata rrëzon rivalen e Berishës

Kryesoret

Gjykata rrëzoi padinë e paraqitur nga mjekja Mereme Sela lidhur me mosmiratimin e kandidaturës së saj për drejtimin e Partisë Demokratike, me arsyetimin se dosja gjyqësore nuk plotësonte kushtet formale dhe “mungonin dokumentet shoqëruese”.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Suela Xhani, e cila, pas një vlerësimi paraprak të materialeve të depozituara, konstatoi një sërë mangësish në kërkesë-padinë e paraqitur.

Sipas dokumentit gjyqësor, Mereme Sela nuk kishte përcaktuar qartë të dhënat e identifikimit, nuk kishte bashkëngjitur mjet identifikimi të vlefshëm dhe nuk kishte paguar tarifën gjyqësore.

Mjekja Sela e kundërshtoi këtë vendim në gjykatë, duke kërkuar shpalljen e pavlefshëm të skualifikimit të saj nga gara e brendshme për drejtimin e subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, zgjedhje që pritet të zhvillohen më 23 maj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit