-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krasniqi nxjerr listën e PDK: Kandidatët përfaqësojnë të gjitha shtresat e shoqërisë!

Kryesoret

Ish-kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook ka publikuar listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e reja të 7 qershorit, duke thënë se vendi ka nevojë për njerëz që dinë të punojnë, bashkëpunojnë dhe të mbajnë përgjegjësi.

Sipas tij në listën e PDK mbi 50% e kandidatëve që garojnë për herë të parë në këto zgjedhje kanë profile të ndryshme dhe se përfaqësojnë të gjitha shtresat e shoqërisë.

Zgjedhjet në Kosovë/ PDK publikon listën e kandidatëve për deputetë

Postimi i Krasniqit

Kosova, sot ka shumë nevojë për njerëz që dinë të punojnë, të bashkëpunojnë dhe të mbajnë përgjegjësi.
Prandaj, në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, përveç se mbi 50% janë kandidatë që garojnë për herë të parë, ka profile nga më të ndryshmet, që përfaqësojnë të gjitha shtresat e shoqërisë: profesionistë, të rinj, pensionistë, çlirimtarë, mërgimtarë dhe kandidatë me përvojë, por me një bindje të përbashkët: se ky vend meriton dhe mundet më shumë dhe më mirë.
Suksese secilit kandidat dhe kandidate që garon në listën tonë.
Më 7 qershor, zgjidhni 10 kandidatët tuaj nga kjo listë, duke filluar nga Kryetari Bedri Hamza, dhe bëhuni pjesë e një përfaqësimi që beson në Kosovë, në punë dhe në të ardhmen e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit