Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje për përgatitje për më shumë raste me hantavirus, pas përkeqësimit të situatës së një gruaje franceze të infektuar në anijen turistike MV Hondius.
Gruaja 65-vjeçare ndodhet në terapi intensive dhe është intubuar për shkak të formës së rëndë të sëmundjes.
OBSH ka konfirmuar 11 raste të variantit të Andeve të virusit, përfshirë shtetas të Francës, SHBA-së dhe Spanjës.
Organizata rekomandon karantinë 42-ditore dhe monitorim të vazhdueshëm të kontakteve me rrezik të lartë.
Situata u bë shqetësuese pasi tre pasagjerë kanë humbur jetën dhe më shumë se 120 persona u evakuuan në Tenerife pas refuzimit të Kepit të Gjelbër për t’ia lejuar ankorimin anijes.
Autoritetet franceze dhe spanjolle vazhdojnë monitorimin, ndërsa Tedros paralajmëron se për shkak të periudhës së gjatë të inkubacionit, mund të shfaqen raste të reja.









