Sokol Hoxha është arrestuar pas gati 30 vjetësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai akuzohet për vrasjen e tre personave (vëllezërve Banaj) në mars të vitit 1997 në Patos dhe një gruaje në gusht të po të njëjti vit.
Ai është dënuar nga gjykata me 25 vjet burgim në Shqipëri por edhe Belgjika e kërkon për të vuajtur dënimin e vrasjes së Brunilda Dervishit.
Pasi kreu vrasjen e dyfishtë në vendin e tij të lindjes, Hoxha u arratis, duke u fshehur fillimisht në Greqi dhe më pas duke u zhvendosur në Belgjikë dhe pastaj në SHBA ku u zbulua dhe arrestua.









