-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokimi i Hormuzit/ Irani nis bisedimet me disa vende europiane!

Kryesoret

Disa vende europiane kanë nisur bisedime me Iranin për tranzitin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, raportoi televizioni shtetëror iranian.

Sipas tij, pas negociatave me vende aziatike si Kina, Japonia dhe Pakistani, “europianët kanë filluar gjithashtu kontaktet me Marinën e Gardës Revolucionare” për leje kalimi, pa bërë të ditur cilat shtete janë të përfshira.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga rrugët më strategjike për transportin e naftës, ndërsa tensionet në zonë janë rritur pas mbylljes së saj nga Irani në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve të SHBA-Izrael.

Megjithëse një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill përmes ndërmjetësimit pakistanez, bisedimet nuk kanë prodhuar ende një marrëveshje për normalizimin e lëvizjes detare. SHBA, ndërkohë, ka vendosur që nga 13 prilli një bllokadë detare ndaj trafikut iranian në zonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit