-sidi education-spot_img
18.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Interi në festë të madhe/ Nga San Siro në Duomo, dy trofe për tifozët zikaltër

Kryesoret

Milano do të jetë epiqendra e festimeve këtë fundjavë, teksa Interi shënon një sezon historik duke fituar Scudetto-n e 21-të dhe Kupën e Italisë për të 10-tën herë.

Festimet fillojnë nesër në San Siro, ku tifozët do të mund të marrin pjesë në shfaqjen “Inter Live – 21 Herë Kampionë të Italisë”, e cila nis në orën 12:30.

Përveç lojtarëve, skena do të mbushet me artistë dhe personalitete nga sporti dhe muzika, ndërsa performanca e DJ Benny Benassi do t’i japë ritëm dhe energji gjithë eventit.

Në orën 15:00, futbollistët do të dalin në fushë përpara ndeshjes me Hellas Verona, ku do të ekspozojnë Kupën e Italisë. Pas ndeshjes, skuadra do të shpalosë edhe Scudetto-n përpara tifozëve, duke nisur zyrtarisht festimet e dopietës.

Përveç aktivitetit në stadium, autobusët e ekipit do të kalojnë në rrugët e Milanos, duke takuar tifozët nëpër sheshe dhe lagje. Festa do të përmbyllet në Piazza del Duomo, ku lojtaret dhe stafi do të dalin në tarracë për të ndarë triumfin me mijëra tifozë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit