Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot më 16 maj një takim me qytetarët, ku foli për gjendjen e sigurisë në Shqipëri dhe për rolin e opozitës në vend.
Ai kritikoi qeverinë dhe mediat, duke theksuar rritjen e pasigurisë dhe lidhjet e mundshme mes policisë dhe krimit.
“Disa media, në mënyrë të paturpshme sulmojnë opozitën ditë e natë. Sillen sikur e ka fajin opozita, por se në fakt fajin kryesor e ka qeveria. Kjo qeveri e mbytur nga korrupsioni. Shqipëria është një vend i pasigurt, policia është përlyer me krimin. Opozita sot është më e fortë se kurrë,” tha Berisha.
/5pyetjet.al









