Nesër studentët shqiptarë në Maqedoni protestojnë për të drejtën që të japin provimin e jurisprudencës në gjubën shqipe. Në krah të tyre ka dalë edhe PDIU duke u dhënë zemër dhe mbështetje.
“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, nuk mund të hesht përballë çdo tentative për të nënvlerësuar apo goditur të drejtën e shqiptarëve për arsim në gjuhën amtare në Maqedoninë e Veriut.
Për ne shqiptarët, kjo nuk ka qenë kurrë privilegj, por një e drejtë themelore e fituar me sakrificë, përplasje dhe qëndresë. Kush harron atë histori, rrezikon të relativizojë vetë dinjitetin kombëtar të shqiptarëve në rajon.
Sot nuk mjafton të bëjmë deklarata sterile nga zyrat por është momenti që pedagogët, intelektualët, prindërit, studentët dhe çdo shqiptar me dinjitet të dalë në mbështetje të të rinjve dhe të tregojë, se çështjet kombëtare nuk mbrohen vetëm me fjalë, por edhe aksion sikurse është kjo protestë.
Heshtja përballë padrejtësive dhe degradimit të arsimit në gjuhën amtare në Maqedoninë e Veriut është bashkëfajësi” thuhet në njoftimin e PDU-së









