Pas gati pesë vitesh si Përfaqësues i Lartë për Bosnjë e Hercegovinën, një mandat i bazuar në Aneksin 10 të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, Christian Schmidt vendosi të largohej por duke lënë një paralajmërim të fortë për situatën në Ballkan.
“Kush mendon se problemet në Ballkan mund të zgjidhen duke tërhequr kufij të rinj, harron se kështu krijohen menjëherë probleme të reja. Këto ide janë të rrezikshme, sepse krijojnë iluzionin e zgjidhjeve për diçka që të paktën në këtë mënyrë nuk mund të zgjidhet.
Nëse gjërat në Bosnje dalin jashtë kontrollit me dhunë, atëherë nuk ka rëndësi nëse në Sarajevë ekziston apo jo një Përfaqësues i Lartë. Në atë rast ai mund të publikojë ndoshta një protestë të ashpër në internet – por në thelb është një perandor pa rroba. Këtë e kundërshtoj fuqishëm” tha ai për mediat gjermane.









