Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar shpërthimin e virusit Ebola në provincën Ituri të Republikës Demokratike të Kongos si një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar. Sipas agjencisë, deri tani janë raportuar 246 raste të dyshuara dhe 80 viktima, ndërsa situata mbetet e pasigurt për përhapjen e vërtetë të virusit.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se ende ka “pasiguri të konsiderueshme mbi numrin real të të infektuarve dhe përhapjen gjeografike” të Ebola-s. Varianti i ri, i quajtur Bundibugyo, nuk ka ende vaksina apo trajtime të aprovuara.
Rastet janë konfirmuar në kryeqytetin Bunia dhe qytetet minerare Mongëalu e Rwampara, ndërsa dy raste të konfirmuara janë raportuar edhe në Ugandë, duke treguar se virusi ka kaluar kufijtë kombëtarë.
OBSH-ja bën thirrje për mobilizim të menjëhershëm të autoriteteve shëndetësore dhe komunitetit ndërkombëtar për të parandaluar përhapjen e mëtejshme dhe për të mbrojtur jetët e popullsisë.









