-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosovë/ Mbi 99 mijë votues nga diaspora të regjistruar për zgjedhjet e 7 qershorit

Kryesoret

Deri më paraditen e së dielës, mbi 99 mijë aplikime të qytetarëve kosovarë jashtë vendit janë pranuar për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës, të planifikuara më 7 qershor 2026.

Valmir Elezi, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bëri të ditur se mbi 7 mijë aplikime janë refuzuar, ndërsa mbi 10 mijë të tjera janë ende në pritje për shqyrtim. Nga aplikimet e aprovuar, 22,955 votues do të votojnë në përfaqësi diplomatike, 2,590 do të përdorin postën brenda Kosovës dhe 73,953 jashtë saj.

Shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar janë Gjermania (49,102) dhe Zvicra (23,456), ndërsa Franca, Suedia dhe Austria ndjekin me mijëra të tjera. Afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora mbyllet sot, ndërkohë që votimi me postë nis më 25 maj dhe përfundon më 6 qershor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë adresat e kutive postare ku votuesit mund të dërgojnë pakot me fletëvotim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit